Luizi dhe Kiara “tërheqin këmbën zvarrë”, “boom” dasmash këtë verë, ja çiftet VIP që do kurorëzojnë dashurinë e tyre
Sezoni i verës ose ndryshe sezoni i dasmave do të jetë zjarr këtë vit. Do të jenë Luizi dhe Kiara ata të cilët do të çelin sezonin duke “tërhequr këmbën zvarrë” dhe për të tjerët.
Mbrëmjen e djeshme u bë me dije se më 6 Maj, çifti më i përfolur i momentit, Luizi dhe Kiara do t’i japin fund beqarisë. Në një ceremoni madhështore dhe ndryshe nga ato që jemi mësuar të shohim prej vitesh, ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre duke e kthyer natën e finales së big Brother Vip në një magji të vërtetë.
Pas Luizit dhe Kiarës do të kemi dasmën e Kleas dhe Elgitit. Prindërit e të voglit Krid do të finalizojnë në martesë dashurinë e tyre shumëvjeçare. Mësohet se dasma e tyre do të mbahet më 4 qershor, në Livadh të Himarës dhe duke njohur shpirtin artistik të çiftit s’kemi dyshime se do të jetë një dasmë përrallore.
Dhe sezoni i dasmave do të vazhdojë me atë të Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt, të cilët si vend për dasmën e tyre kanë zgjedhur Toskanën, një zonë që frenkuentohet shumë shpesh nga çifti. Me një listë të ftuarisht të përzgjedhur Arbana dhe Eduarti do i thonë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit.
Për datën dhe vendin nuk kemi informacione, por ajo që dimë me siguri është se kjo verë do ndizet edhe nga dasma e Ledrit dhe Sarës. Mami dhe babi i Poem Blu pritet që këtë verë të vishen nuse dhe dhëndër dhe të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Dhe supriza e këtij sezoni dasmash ka qenë padyshim balerina Isida Mollaymeri. Ka qenë vetë balerina e cila ka treguar se është e dashuruar dhe shumë shpejt do të jetë dhe dasma.
“Do të jetë e shpejtë mendoj. Më erdhi radha dhe mua, e kam shtyrë shumë.(qesh) Teatri me zë pjesën më të madhe të ditës”, tha ajo.