Luizi dhe Kiara ia shohin hajrin puthjes dhe dasmës, fansi nga Amerika do iu blejë një shtëpi
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulo ishin të ftuara tezja dhe mikesha e ngushtë e Kiara Titos.Ato komentuan puthjen e shumëpritur me Luizin si dhe ecurinë e moderatores në Big Brother Vip Albania.
Të pyetura nga Bieta për mesazhin më të çuditshëm që kishin marrë për Kiarën, tezja e saj tha: “Një fans nga Amerika shkruante që do t’iu blinte shtëpi sapo të dalin nga Big Brother Vip”.
Sa i përket dasmës, tezja e Kiarës tha se të gjithë familjarët janë emocionuar nga ai moment i bukur dhe se mbesa e ka ndjerë dhe përjetuar shumë atë moment, pasi sipas saj është person që nuk bën asnjë veprim pa e ndjerë.
Nga ana tjetër shoqja e Kiarës u shpreh se kjo nuk ishte dasmë e vërtetë por dasma e shqiptarëve dhe se çdo moment ishte i mbushur me ndjenja dhe emocione reale nga të dy protagonistët.
Tezja Kiarës: Unë e shoh shumë mirë Kiaren, nuk dua të flas për më shumë se Kiara do e thotë vetë kur të dalë. Kiara e ka pasur ëndërr gjithmonë të bëj një dasmë shumë të madhe dhe mendoj se qau se është tip i ndjeshëm, edhe ne kemi qarë kur e pamë.
Halla e Kiarës më tha që në Lushnjë janë hedhur fishekzjarre mbrëmë për Kiarën dhe Luizin. Mendoj që Kiara e kishte menduar këtë puthje që në momentin kur u vendos dasma. Luizi ka treguar shembullin e një mashkulli që do të donte secili ta kishte. Luizi ia ka bërë shumë të bukur këtë Big Brother Kiares.