Luizi dhe Kiara flasin për propozimin për martesë! Vendi? Në Myslym Shyr
Një dasmë në Big brother Luizi dhe Kiara e kanë bërë në 1 shkurt. Tanimë është momenti që të mendojnë për dasmën prej vërteti.
Por, si fillim duhet të bëhet propozimi. Dhe pikërsiht për propozimi çifti ka folur sot në një bisedë shumë spontane.
Duke menduar se ku do i propozojë, Kiara i tha Luizit se e sfidon t’i propozojë në Myslym Shyr duke premtuar se nuk do qeshë.
Luizi: Vërtetë, si e do propozimin, të të ulem në gjunjë me unazë?
Kiara: Jo mo, nuk ka gjë. Varet nga vendi ku jemi.
Luizi: Në Shqipëri.
Kiara: Në Shqipëri? Ku mo? Në rrugë?
Luizi: Në “Myslsym Shyr” në trotuar, në dhumë të gjumit, në sallon, ballkon…
Kiara: Nuk na zë në ballkon. Është pak i ngushtë. Jo aty jo. E di ti ku.
Luizi: Ku moj? Në Paris?
Kiara: Eh… të jetë pra pak vend i përshtatshëm. Të sfidoj ta bësh në Myslym Shyr, ta jap fjalën që nuk do qesh.