“Luiz të dua, je një gjeni”, fituesi i Big Brother në Kanada reagon pasi këngëtari e përmendi për strategjinë e tij të suksesshme

Banori i Big Brother VIP, Luizi mbrëm ka përmendur Kevin Jacobs, ish-fituesin e Big Brother Vip Canada.

Luizi tha se kishte ndjekur strategjinë e tij për t’u futur në tualent me Armaldon dhe Krtistin, gjë që i çoi të tre në nominim.

Jacobs ka postuar në Instagram një foto të Luizit duke vlerësuar strategjinë e tij me një mesazh anglisht. “Përshëndes këtë ikonë dhe fansat e tij të mbrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar Big Brother Vip, dërgoj gjithë dashurinë time drejt Shqipërisë”, shkruan ai.

Ndërsa në video dëgjohet të thotë: “Përshëndetje nga Kanadaja të gjithë ndjekësve të mi të rinj. Faleminderit shumë. Shqipëri ju dua. Luiz të dua. Luiz, unë sapo zbulova për ty. Ti ke fansat më të mirë, duket se je një gjeni. Do u përgjigjem të gjitha pyetjeve. Fituesi i BBV do të jetë luani, Luizi”.