Luiz Ejlli tregon (tërthorazi) pse e ëma s’ishte në dasmën e tij: Ishte…
Mungesa e nënës së Luiz Ejllit në dasmën e tij me Kiara Titon gjatë finales së “Big Brother VIP” u vu re nga jo pak ndjekës. Nisur nga fakti që e ëma ndodhej në Shqipëri, mungesa e saj u duk e dyshimtë.
Në një intervistë për Shqipëria Live gjatë një feste të organizuar pas finales së BBVA, Luizi u shpreh se disa orë pas spektaklit, u nis menjëherë për në Shkodër, sepse kishte nënën pa qejf.
“Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë pa qejf”, deklaroi ai, duke nënkuptuar tërthorazi arsyen e mungesës së saj në dasmë.