
Luiz Ejlli: Pas 40 vitesh, kam gjithçka që kam ëndërruar!
Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij: ditëlindjen e 40-të, të festuar pranë familjes që ai e konsideron “ëndrra e bërë realitet”.
Në një postim në rrjetet sociale, Luizi publikoi një foto prekëse krah partneres së tij, Kiara Tito, dhe vajzës së tyre, ku të tre shihen të veshur me të bardha.
“Mu deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”, ka shkruar këngëtari në përshkrimin e imazhit, duke reflektuar mbi rrugëtimin e jetës së tij dhe momentin e plotësisë që po përjeton tani.
Postimi është pritur me dashuri të madhe nga ndjekësit, të cilët kanë mbushur komentin me urime, fjalë të ndjera dhe mbështetje për artistin dhe familjen e tij. Nga fansat e deri te figurat publike, urimet kanë qenë të shumta për këtë përvjetor të veçantë.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, veçanërisht pas lidhjes së tyre që u bë publike gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”. Tani, me ardhjen e vajzës së tyre dhe një jetë familjare të konsoliduar, ata vazhdojnë të frymëzojnë ndjekësit me dashurinë dhe unitetin që shfaqin.
Një moment i veçantë për një artist të dashur, që na kujton se lumturia e vërtetë shpesh vjen përmes gjërave më të thjeshta: dashuria, familja dhe mirënjohja.
Revista Who