Luiz Ejlli ‘mund’ Romeon dhe Ledrin dhe merr fronin!
Luiz Ejlli për muaj të tërë u konsiderua si fenomen në lojën e “Big Brother VIP Albania 2”. Këngëtari nga Shkodra ishte kryefjala e edicionit të dytë të këtij ‘reality-show’ duke u shpallur fitues pas disa muajsh izolimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pas daljes së tij nga “BBV”, këngëtari është bërë mjaft aktiv nëpër koncerte dhe me projekte të reja muzikore, teksa është dhe aktori kryesor në filmin “Në Kuadër të Dashurisë“. Një ndër projektet e tij më të reja është ”Dedikim”, një këngë që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut.
Ky ishte një projekt që artisti ia dedikoi bashkëshortes së tij, Kiara Titos. I menjëhershëm ishte dhe reagimi i fansave që ëshyë pak të thuhet se u dashuruan pas kësaj kënge.
”Dedikim” hyri javën e kaluar në klasifikimin e ”The Top List” duke u pozicionuar në vend të dytë. Këtë javë Luizi ka arritur që të rrëmbejë fronin, që deri tani e mbante Romeo dhe Ledri Vula me ”E keni dit”.