Luiz Ejlli i kërkon llogari Jorit: S’do e harroj që s’më shpëtove! Më le me këta ujqërit

Luiz Ejlli ka ngacmuar Jori Dellën duke i kërkuar llogari për arsyen pse nuk e shpëtoi gjatë zinxhirit.

“Si nuk më shpëtove në zinxhir mbrëmë? Me le në nominim me ujqërit, këta më shqyejnë mua. Këtë më tha Qetsori, a mund ta pi këtë qumësht me ty ngaqë mund të jenë mëngjeset e fundit që rrimë bashkë.

Po këtu shihet shoqëria, pse ku shihet? Nuk do ta harroj kurrë”, i tha Luizi Jorit, e cila iu përgjigj në gjuhën italiane duke i thënë se i kërkon falje.

Ndërkohë kujtojmë se Kiara nisi mbrëmë një zinxhir shpëtimi, e cila zgjodhi emrin e Keisit për të vijuar më pas. Në fund mbetën Luizi, Elvisi, Antoneta dhe Shpati, njëri prej të cilëve do lërë shtëpinë këtë të shtunë.

A.M./Shqiptarja.com