Luis Enrique bën batutën e papritur: “Me dyer të mbyllura më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde”

Të luash me dyer të mbyllura është “më e trishtë se të kërcesh me motrën tënde”. Futbolli pa tifozë, për shkak të emergjencës Koronavirus nuk i pëlqen aspak teknikut të Spanjës Luis Enrique, që nuk përdor lojëra fjalësh për të dhënë idenë e duhur.

“Është shumë e shëmtuar, kam parë futbollin gjerman dhe ishte jashtëzakonisht e dobët – ka thënë ai gjatë programit të basketbollit të Colgados del Aro – Mund të ndjesh fyerjet e të humbësh intimitetin e momenteve të mëdha”.

“Por është e qartë se është një biznes global që gjeneron një thes me para e, edhe pse spektakli është shumë ndryshe nga kur luhet me publik, mund të ndihmojë të kalojmë kohën e të superojmë këtë situatë – ka thënë Luis Enrique – Nëse je një tifoz i futbollit apo basketbollit, të shohësh një ndeshje është gjithnjë interesante”.