Luftë për jetën nga shtrati i spitalit, ish-ylli i NBA: “Covid po më kap me shkelma, lutuni për mua”
“Në ditën time të 10-të në terapi intensive COVID-19 po më kap zyrtarisht me shkelma. Kërkoj nga të gjithë anëtarët e familjes, miqtë, mjekët lutjet tuaja dhe të më urojnë shërim. Nëse kam bërë diçka të keqe në të kaluarën, më lejoni të kërkoj falje publikisht. Beteja ime nuk ka përfunduar”.
Ky është mesazhi zemërthyes, përmes Instagramit, i ish yllit të NBA Cedric Ceballos, i cili po lufton koronavirusin nga shtrati i spitalit.
Të shumtë mesazhet e inkurajimit të marra nga Ceballos, tani 52 vjeç, përfshirë edhe ato të ish-shokëve të skuadrës Steve Nash dhe Pau Gasol dhe dy prej skuadrave më të rëndësishme të karrierës së tij, Phoenix Suns, me të cilët arriti në finale në 1992-93, dhe LA Lakers, me të cilët u bë All-Star në 1994-95 me një mesatare prej 21.7 pikë.