Lufta Ukrainë-Rusi, shtyhen dy ndeshje të “Play-Off”-it të Botërorit
Është shtyrë ndeshja Skoci-Ukrainë, e vlefshme për “Play-Off”-in e Botërorit që do të zhvillohet këtë vit në Katar.
Sipas asaj që raporton “BBC”, dy ekipet kombëtare duhej të luanin më 24 mars në Glasgou në “Hampden Park”, teksa Ukraina i ka kërkuar FIFA-s që të shtyjë ndeshjen për shkak të luftës së tmerrshme që ka goditur vendin e tyre.
Për pasojë do të shtyhet edhe sfida Uells-Austri.
Palët kërkojnë një datë të re për ndeshjen dhe opsioni më i mundshëm do të jetë muaji qershor, muaj kur kombëtaret do të rikthehen të luajnë në kompeticionin e Ligës së Kombeve.
PANORAMASPORT.AL