Lufta në Ukrainë, Papa Françesku bisedon me patriarkun rus
Kreu i Kishës Ortodokse të Rusisë, partriarku Kirill ka pasur një bisedë me papa Françeskun, ku në qendër të diskutimit ka qenë situata e luftës në Ukrainë.
Lajmi për bisedën mes dy figurave fetare të rëndësishme në botë është konfirmuar nga Kisha e Moskës.
Në njoftim thuhet se Papa Françesku dhe patriarku rus shprehën shpresën e tyre për arritjen e një paqeje sa më parë.
“Palët nënvizuan rëndësinë e jashtëzakonshme të procesit të negociatave në zhvillim, duke shprehur shpresën e tyre për arritjen e një paqeje të drejtë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim. /Abcnews.al/