Luar Arani dhe Arilena Ara “në luftë”, kush do të rezistojë në majat e klasifikimeve në Rusi?

Rusia mund të jetë një vend i largët për Shqipërinë, por këngët shqip mbërrijnë lehtë në majat e klasifikimeve ruse. Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Arilena Arës, një tjetër këngë dhe artiste shqiptare është ngjitur e para në iTunes në Rusi. Ajo është këngëtarja Luar Arani, e rikthyer së fundi në tregun muzikor, me këngën e re mjaft të sukseshme “Dy”. Edhe pse në shqip, kënga në bashkëpunim me Gon Hazirin, është në krye të këngëve më të shkarkuara në iTunes në Rusi. Le të shohim nëse do të rezistojë më gjatë Arilena apo Luar?