Luante me balonë, korrenti i merr jetën futbollistit 21 vjeçar

Brazili në zi për humbjen e parakohëshme të Kaio Felipe Santos Silva, futbollistit 21vjecar të Independente Limeira, formacion i Serie B në Kampionatin Paulist, që ka dhënë lajmin e trishtë në Facebook.

Sipas shtypit brazilian, mbrojtësi i majtë po luante me balonën e tij, që përfundoi të ngecte në fijet e tensionit të lartë: rryma elektrike rezultoi fatale për futbollistin e pafat.

“Me dhimbje të fortë, Independente Futebol Clube komunikon vdekjen e futbollistit Kaio Felipe. I shprehim familjes e miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta” lexohet në postim.

Në sezonin e pezulluar për shkak të emergjencës koronavirus, futbollisti i brazilian kishte luajtur 22 ndeshje, duke realizuar 6 gola.