Luana Vjollca shfaqet në gjendje të vështirë emocionale dhe jep një mesazh që meriton vëmendjen e të gjithëve

Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca, prej disa javësh, ka ndarë disa përvoja të jetës së saj personale. Përmes projektit të saj më të ri, ajo ka inkurajuar njerëzit ta duan veten për atë që janë dhe të mos demoralizohen nga gjykimet e të tjerëve.

Pak më parë, Luana ka ndarë në Instagram, dy foto, ku në të parën shfaqet e buzëqeshur, ndërsa në të dytën pa grim, përtej filtrave dhe në gjendje të vështirë emocionale.

Kështu, moderatorja ka bërë dallimin mes Insgagramit dhe jetës reale. “Cfare jemi ne instagram vs cfare jemi ne te vertete… Ne kurre nuk e dijme cfare fshihet pas nje buzeqeshje. Be kind!

Duaje veten… Cohu, zbukurohu, jeto, lufto e ndiqi endrrat e tua, je me i/e forte sec mendon”, ka shkruar Luana, krahas fotove.

Luana ka vendosur që në cdo të premte të tregojë një histori personale në projektin e saj në Youtube që titullohet “Thuaje”, që gjithashtu shoqërohet me një këngë të re.

Luana ka zgjedhur të bashkëpunojë për këtë projekt përsa i përkët këngëve me dy emra të mëdhenj, ciftin e njohur Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku.