Luana Vjollca publikon foton seksi nga pushimet, Marina bëhet xheloze dhe ka diçka për t’i thënë
Pas projekteve të shumta muzikore, ka ardhur koha që moderatorja seksi, Luana Vjollca, të bëjë disa ditë pushime.
E teksa ndodhet me pushime, Luana ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram” një foto mjaft seksi dhe provokuese, ku shfaqet me rroba banje.
Kjo pozë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku bie në sy shkrimi i motrës së saj, Marinës.
“Vuaj këtu unë e shkreta. Bllok e ke”, i shkruan ajo Luanës, e cila i përgjigjet: “Tiiii mbylleeee”, duke i kujtuar kështu se edhe ajo ka qenë me pushime dhe ka bërë shumë postime në “Instagram”.
Marina Vjollca i ka përfunduar pushimet dhe duket se nuk është mjaftuar aspak. Kujtojmë se ajo udhëtoi drejt vendeve më luksoze së bashku me reperin, Getoar Selimi për rreth një muaj dhe për momentin thuhet se i është kthyer punës në Tiranë.