Luana Vjollca paska qenë “sebepi” që Marina dhe Getoar Selimi të jenë sot bashkë

Luana Vjollca mbrëmjen e sotme ka bërë bashkë pas shumë vitesh dy legjendat e “hip-hop”-it shqiptar, Ghetto Geasy dhe MC Kresha, në spektaklin “Zemër Luana” në Tv Klan.

Të ftuar në spektaklin e saj ishin edhe dy repere mjaft të pëlqyer si Lyrical Son dhe Onat.

Ky i fundit madje vite më parë i ka bërë një dedikim Luanës në këngën “Shumë i smut”, ku shprehej:

“Edhe Luan unë bona kur mbiemrin e ka Vjollca!”

Teksa kjo këngë u luajt në skenë, drejtuesja Luana ndaloi duke i rikujtuar këtë frazë çunave dhe duke ndarë me publikun disa prapaskena. Ajo zbuloi se në momentin që kënga doli, mendoi se ishte jo për mirë dhe menjëherë kishte telefonuar “babën” e Babastars Getoarin, me idenë që pse e kanë përfshirë.

Kur Geti i shpjegoi se nuk e kishin me të keq, i kërkoi edhe numrin e Marinës tha Luana, ndërsa Geti tha që i kishte thënë “bëji të fala Marinës”, ku më pas autorja i kishte thënë bëji vetë duke i dhënë numrin./tvklan.al