![](https://story.al/wp-content/uploads/2018/05/Screenshot_2018-05-15-23-22-28-1.png)
Luana Vjollca nuk do të prezantojë “Big Brother VIP”, u shpërnda lajm i rremë
Në muajin janar të këtij viti, dolën lajmet se “Big Brother” do të rikthehej me një version VIP dhe zërat u vërtetuan kur “Top Channel” publikoi videon promovuese të spektaklit.
Mirëpo pas 4 muajsh që s’u fol për “Big Brother VIP”, mediat bënë të ditur se spektakli do të fillojë së shpejti dhe është i konfirmuar tashmë si pjesë e programeve të sezonit të ardhshëm televiziv. U tha se në shtëpinë e famshme do të hyjnë banorë të edicioneve të kaluara që janë kthyer në VIP, por në të vërtetë në “Big Brother VIP” do hyjnë të famshëm që i shohim përditë në televizion dhe rrjete sociale. Përgatitjet kanë filluar, por data se kur nis spektakli nuk është zbuluar ende. Ndërkohë sa i përket prezantimit në fillim të lançimit të “Big Brother VIP” u tha se spektakli i është besuar moderatorit të njohur, Ledion Liços. Ndërsa sot disa portale shkruanin se këtë show të ri do e prezantojë Luana Vjollca. Por burime të sigurta brenda “Top Channel” treguan për “Story. al” se ky lajm nuk është i vërtetë, pra “Big Brother VIP” nuk do të ketë si prezantuese Luana Vjollcën”./Story.al/
![](/wp-content/uploads/2020/04/Alviero-400x150-1.png)