Luana Vjollca jetë pasanikeje, shëtit me makinë mbi 100 mijë USD
Moderatorja e spektaklit “Shiko kush luan”, Luana Vjollca pak kohë më parë bleu një super makinë, të cilën fillimisht e publikoi në Instagramin e saj. Nga fotot makina me sedilje të kuqe dukej super luksoze, ndërsa Luana shkruante bashkëngjitur tyre: “Lumturi është era e një makina të re”. Por çfarë tipi makine ka blerë Luana dhe sa kushton? “Story.al” ka zbuluar se makina e përshtatshme për udhëtimet të gjata dhe të vështira është e tipit BMW X6 sport, dhe ka një vlerë 117,455 USD. Ndërkohë paparaci ynë ju sjell fotot ekskluzive, ku makina duket qartë. Luana e veshur me ngjyrat e bardhë dhe rozë është fotografuar në momentin që po hynte në makinë, diku para “Top Channel”.