Luana Vjollca i futet punës, ja si duket në zyrë dhe pa grim

Të gjesh një foto të Luana Vjollcës pa makiazh dhe të pakuruar hyn në kategorinë e misioneve thuajse të pamundura. Moderatorja e njohur shqiptare është shumë e kujdesshme për pamjen e saj dhe këtë e dëshmon në fotot që publikon në rrjetet sociale apo kur shfaqet në televizion. Por në ditët kur i përfshihet punës pas kamerës, ajo zgjedh një pamje të thjeshtë dhe natyrale, shkruan AlpeNews.

Kështu dëshmoi ditën e sotme Luana, pasi publikoi një foto në InsaStory bashkë me stafin e saj. “Ju presin surpriza në ‘Shiko kush luan’. Me stafin tim, më të mirët në botë”, shkruhej në mbishkrimin e fotos. Por ajo që na tërheq vëmendjen është pamja e moderatores, e cila qëndron e ulur në tavolinën e punës dhe pavarësisht se është larg nga aparati duket që është e pagrimuar. Nëse ishit kuriozë, ky është imazhi i Luanës kur i futet punës!