Luana Vjollca feston 28-vjetorin, zbulohen pamjet nga festa speciale e moderatores
Mbrëmjen e sotme moderatorja e njohur,Luana Vjollca ka festuar ditëlindjen e 28-të midis miqsh dhe njerëzve më të afërm të saj. ‘RevistaWho.Com’ ka arritur të sigurojë një foto ku duket qartë veshja dhe ‘look-u’ që moderatorja ka zgjedhur në një moment special si i sotmi.
Në të shfaqet Vjollca me një fustan të shndritshëm të shkurtër, ku duket si një princeshë e vërtetë, ndërsa në fytyrë është kujdesur të ketë një ‘makeup’ sa më natyral, duke i ‘fiksuar’ kështu të gjithë me pamjen e saj.
Edhe pesonazhe të tjerë të njohur nga ‘showbiz-i’ shqiptar të cilët kanë qenë pjesë e festës si Fifi, Klodiana Shala kanë publikuar disa momente nga festa e ditëlindjes.
Me siguri midis njerëzve më specialë, Luana është duke kaluar një nga ditëlindjet e saj më të bukura. Më poshtë ju sjellim disa prej pamjeve nga festa e organizuar:/revistawho.com