
Luana Vjollca e pranon vetë, e varur ndaj…
Gjatë gjithë verës prezantuesja Luana Vjollca më tepër ka punuar se ka pushuar. Ajo vazhdimisht ka postuar foto apo edhe video nga prapaskenat e koncerteve ku shkonte, përgatitjet për dy videoklipet që nxorri dhe tashmë sërish punë për sezonin e ri televiziv në ekranin e ‘Top Channel’. Në këtë pikë ku anagazhimet për Luanën po vazhdojnë të jenë intensive, edhe ajo e ka kuptuar se ka krijuar varësi ndaj punës. Prezantuesja ka postuar në llogarinë e saj personale në ‘Instagram’ pamje nga një studio ku shihet duke punuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Who. “Më duket se jam bërë e varur nga puna”, ka shkruar prezantuesja bashkangjitur këtyre pamjeve, të cilat paralajmërojnë një tjetër projekt muzikor prej saj.
