Luana Vjollca dorëzohet: U mundova shumë, por…
Një ditë më prë, Luana Vjollca lajmëroi të gjithë fansat e saj se shumë shpejt do të publikonte këngën e re me titull “Gyle gyle”. Madje në profilin e saj në “Instagram” ajo ndau me ndjekësit e shumtë një fragment të projektit të ri dhe premtonte se këtë këngë do ta publikonte para Vitit të Ri. Por ditën e sotme, moderatorja e njohur u ka kërkuar ndjesë fansave të saj, pasi për shkak të impenjimeve të shumta, i është dashur ta publikojë këngën në një moment të dytë.
“Miq, u mundova shumë që ta sillja këtë projekt në këtë fundvit e pavarësisht dëshirës së madhe, koha nuk më premtoi. Ndaj duke kërkuar ndjesë, ju lajmëroj që kënga shtyhet për një moment të dytë. Po punoj ndoshta më fort seç mund të përballoj, por ju premtoj që shumë shpejt ju presin surpriza shumë të bukura. Faleminderit për mbështetjen tuaj përherë, me ju në krah do ja dal gjithmonë”, shkruan Luana në postimin e saj në “Instagram”./Panorama Plus