Luana Vjollca dhe Ronela Hajati ndajnë të njëjtin djalë, këngëtari i famshëm latin zbulon ç’po ndodh mes tyre

Prej ditësh, prezantuesja Luana Vjollca ka treguar se po punon për një tjetër projekt muzikor, por pa dhënë shumë detaje.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme, Luana ka zbuluar disa nga përgatitjet, për të cilat po punon vazhdimisht për ta publikuar në kohë rekord për verën. Mirëpo, ajo ka dashur që ta mbajë akoma mister projektin e ri.

Megjithatë, ‘sekreti’ nuk ka zgjatur shumë pasi ka qenë këngëtari mjaft i njohur latin, Jay Santos, i cili ka zbuluar që është në Tiranë dhe është takuar me Luanën për të biseduar, me siguri për këngën e re.

Jay Santos ka ndarë edhe momente nga xhirimet, që me sa duket do realizohet në Shqipëri. Ai i ka bërë tag Luanës në profilin e tij në “Instagram”, ku thotë se së shpejti është gati klipi i tyre.

Këngëtari latin është takuar edhe me këngëtaren e njohur, Ronela Hajati, me siguri për një tjetër bashkëpunim.

Tashmë na mbetet për të pritur për këto projekte të latinit të pëlqyer me vajzat shqiptare dhe a do të ketë rivalitet mes tyre, se cila prej tyre do të godasë me fort me duetin përkatës.

/Panoramaplus.al