Luana Vjollca dëshiron t’i ngjajë Kim Kardashian
Kim Kardashian është e njohur botërisht si vajza më me ndikim tek brezi i ri dhe jo vetëm. Shpesh dhe vetë personazhet e njohur inspirohen nga mënyra e saj e jetesës. Edhe një pjesë e madhe e vajzave të njohura shqiptare janë prekur nga fenomeni ‘Kim’ dhe kryesisht bëhet fjalë për mënyrën e të veshurit. Shpesh kemi parë që ato kanë bërë të njëjtën përzgjedhje si Kim përsa i përket veshjeve dhe kjo bie në sy edhe në fotogafitë e fundit të Luana Vjollcës në ‘Instagram’. Pak muaj më parë Kim, prezantoi një ‘trend’ të bluzave të ashtuquajtura ‘crop top’ me një krahë. Në njërën nga daljet e saj publike, Kim shfaqej e veshur me një bluzë të tillë jeshile kombinuar me një fund të po të njëjtës ngjyrë që i ekspozonte këmbët, shkruan revista Who.
Duket se Luana është inspiruar nga Kardashian dhe ka vendosur që dhe ajo të ketë një veshje të tillë në garderobë. I vetmi ndryshim është se Luana ka zgjedhur një tjetër ngjyrë që i shkon përshtat me tonin e lëkurës së saj. Pavarësisht kësaj, e rëndësishme është se Luana ka bërë zgjedhjen e duhur, duke qenë se ky kostum duket vërtet shumë bukur në trupin e saj.