Luana sapo u kthye nga pushimet dhe bleu një vilë luksoze në Kosovë

Sapo është kthyer nga pushimet e saj në Greqi, Luana Vjollca ka zbuluar se është kthyer duke realizuar ca plane të mëdha.

Së fundmi prezantuesja e njohur ka bërë një investim intresant, i cili përkthehetn me blerjen e një pasurie të paluajtshme në Kosovë.

Në Instastory Luana ka treguar se shtëpinë e re e ka marrë në një nga lagjet e reja që po ndërtohet në Makresh të Epërm të qytezës së Artanës.

Në këtë kompleks luksoz vilash, Luana do të ketë komshinj disa personazheve të tjerë VIP si reperi Ledri Vula, moderatori Labinot Gashi dhe humoristi Naser Rafuna./revistawho.com