Luana dhe Marina zgjodhën të njejtën ditë për të na thënë se do të jenë sërish përballë njëra-tjetrës

Sezoni i ri televiziv është gati për të nisur dhe sigurisht që ekranit nuk mund t’i mungonin motrat Vjollca. Luana dhe Marina zgjodhën ditën e sotme për të postuar në profilet e tyre respektive në Instagram, promo-t e emisioneve që do të drejtojnë.

Luana hodhi në fakt pak nga prapaskenat e promos televizive për “Shiko Kush Luan”, që rikthehet për një sezon të katërt në ekranin e Top Channel. Moderatorja me stafin e saj, ku nuk mungojnë Florjan Binaj, Rezart Veleshnja dhe Fifi, kanë vendosur që të rikrijojnë filmin shqiptar “Mimoza Llastica”, ndërkohë që Luana shkruan bashkangjitur me videon e postuar se vendosi ta nisë këtë sezon të programit nga kërkesa e shumta që ka marrë të gjithë vitin nga publiku.

Ndërkohë Marina ka publikuar promon e “Klanifornia”. Në video moderatorja ka rolin e punonjëses së kontrolli të sigurisë, e cila sheh që të gjithë protagonistët e emsionit janë gati për të nisur. Ndryshe nga e motra ajo ka dhënë datën e nisjes së programit, më 12 shtator.

Kështu, Luana dhe Marina zgjodhën të njejtën ditë, 1 shtatorin, për të na dhënë lajmin që do të jenë sërish përballë njëra-tjetrës, të shtunave në “Prime Time”.

Shumë suksese të dyjave!

/News31.al