Luana dhe Krenari paskan blerë shtëpi. Vilë, më saktë. Po ku?

Tashmë të gjithë e dinë për lidhjen e Luana Vjollcës me Krenar Çoçajn. Dhe pse asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar, gjërat janë shumë serioze e së fundmi është folur për një dasmë. Ama kjo nuk është e reja e fundit nga çifti.

“Prive” ka zbuluar se Luana dhe Krenari kanë finalizuar një kontratë për blerjen e një aprtamenti luksoz në Prishtinë. Ata kanë zgjedhur që të blejnë një shtëpi një lagjen “Arbëria” dhe thuhet se ajo shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme e ka një pamje të bukur të Prishtinës.

Ndërkohë Tirana vazhdon të jetë qendra kryesore e jetës dhe punës për çiftin. Përveç angazhimeve profesionale të Luanës, edhe Krenari po sjell disa nga bizneset e tij në kryeqytet./revistawho.com