Luana dhe Ana e “Përputhen” bëjnë xing për 2385 euro
Nga një ekran në tjetrin, nga njëra studio në tjetrën, nga njëra markë në tjetrën, e fundit gjë që do donin vajzat e ekranit është të bënin xing me të njëjtat rroba. Po a e shmangin dot? Eksperienca ka treguar që jo. Xingu i radhës? Luana dhe Ana e “Përputhen”. Ana u shfaq në rubrikën e “E diell”, “Trotuar”, me një kostum bardhezi, fund dhe xhaketë të shkurtër me kopsa. Po ku e kemi parë këtë veshje tjetër?
Pak javë me parë e veshi Luana për të prezantuar “Shiko kush luan”. Një Balmain që kushton 2385 euro: 1395 euro xhaketa dhe 990 euro fundi. Njëra e veshi për të prezantuar një spektakël e tjetra si pjesë e një rubrike. Sepse ekrani kushton dhe vajzat nuk kursehen, edhe nëse ndodh të përplasen.