Love story në G7! Fotot dhe puthjet që tërhoqën vëmendjen nga Samiti i Francës
Samiti i G7-tës ishte plot shtrëngime duarsh, përqafime e puthje, që nuk i shpëtuan syrit të kujdesshëm të medias. Liderët e Samitit në njëfarë mënyre komunikuan edhe me duart e tyre, thotë CNN, që realizoi një kolazh të momenteve më pikante të eventit të rëndësishëm, duke nisur nga ngrohtësia e takimit të Donald Trumpit me kryeministrin Indian, Narendra Mod e deri tek shtrëngimi i zgjatur i duarve të Presidentit amerikan me homologun francez Emmanuel Macron.
Shefi i Elizës e mbërtheu fort kreun e shtëpisë së bardhë, që një moment u përpoq edhe ta lëshonte dorën, por pa sukses.
Diçka e ngjashme pat ndodhur dhe në 2017-tën, herën e parë kur të dy u gjendën përballë njëri tjetrit. Megjithatë momenti më i përfolur nga Biarritzi i Francës ishte padyshim puthja “ajrore” mes Melania, Trumpit dhe kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
Një shkëmbim i pafajshëm, por u kthye në bombën e internetit. Fotoja u përhap me shpejtësi në rrjet me hashtagun “Melania e do Trudeau-në”, a i vini dot faj?”.
Pati dhe nga ato që shkuan shumë larg me pretendimet e një “historie të ndaluar dashurie në skenën botërore”, ndërsa një eksperte e gjuhës së trupit, Patti Wood, mori përsipër të shpjegonte dhe pamjen “turivaruar” të Trumpit, që sipas saj ishte shenjë e qartë “zemërimi”, nisur nga vetullat e shtrënguara dhe buzët e mbledhura.
Top Channel