Lot të vërtetë në Përputhen/ Makina e mori para dhe humbi një këmbë, Hyseni bën gjestin e madh për Nikun
Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Niku tregoi historinë e trishtë të jetës së tij.
Kohë më parë ai u përfshi në një ngjarje të rëndë rrugore dhe si pasojë ka humbur njërën këmbë, në vend të së cilës sot ka një protezë.
“Gjatë gjithë kohës rrija në fshat dhe në darkë kthehesha në qytet. Qëlloj një ditë, në të cilën kisha një ndjesi jo të mirë. Madje atë mëngjes, ishte motra e vogël në shtëpi dhe i thashë se e doja shumë dhe më rrodhën lotët vet, pa e ditur se çfarë do ndodhte. Jam nis rrugës për në fshat, ishte e shkruar, një makinë më goditi me shpejtësi. Mbaj mend që tentova t’i afrohesha shoferit, por këmbët e mia nuk përgjigjeshin, më pas më çuan te Spitali Ushtarak.
Kam qenë duke dhënë shpirt asnjë njeri nuk e besonte që unë do të shpëtoja. Unë tani jam me një protezë, por jam me një zemër shumë të madhe. Madje shihja prindërit që ishin goxha të mërzitur dhe ju thoja mos u mërzisni, ja në ndonjë moment na vërsulen qentë, i nxjerr direkte protezën”,- tregoi Niku historinë e tij të dhimbshme, por duke e zbutur dhe me batuta.
Historia e tij i preku të gjithë në studio, madje një ndër konkurrentët vendosi të bëjë për të një gjest të madh.
Hyseni i dhuroi një makinë për t’i lehtësuar transportin.
“Me aq sa kam mundësitë e mia personale dua ta ndihmoj. Shpesh kur mbaron emisioni e marr dhe e shoqëroj për shtëpi se Niku nuk ka makinë dhe kisha dëshirë shumë të madhe që Nikut nga dita e sotme t’i bëj dhuratë një nga makinat e mia që ta këtë për produksionin dhe për punët e tij personale. Zoti e ka parë që Niku është një njeri kaq zemërmirë, kaq zemërbardhë dhe mendoj është arsyeja kryesore pse ai ka shpëtuar në atë aksident”, tha ai.