Lot, stres, atak paniku, kënga e re e Trixës na bëri të gjithëve kuriozë
Beatrix Ramosaj prej disa kohësh ka punuar për tu rikthyer me një këngë të re dhe tani që çdo gjë është gati, këngëtarja na ka zbuluar se bëhet fjalë për një këngë që mesa duket do na bëjë për të qarë. Trixa ka bërë disa statuse në Twitter, ku ka shkruar se ndihet shumë e stresuar për shkak të këngës së re që do të publikojë së shpejti, e cila titullohet “Më ndiko”.
“Pse po ndihem kaq emocionale? E urrej! Mendoj që kënga do të dalë këto ditë dhe jam shumë e stresuar!”, ka shkruar Beatrix.
Në një tjetër status këngëtarja ka shtuar se aq shumë është mbushur me emocione, sa ka pësuar atak paniku.
“Isha aq e pushtuar nga emocionet sa fillova të qaj, situatë e ndjekur nga një atak paniku! E mrekullueshme! Zemra ime …”, ka shkruar ajo.