“Los Angeles Times” shkruan për “Miss Universe Albania”, kush është shqiptarja që mori vëmendje ndërkombëtare

Pak ditë më parë u mbajt finalja e ‘Miss Universe Albania’ dhe fituese u shpall 21-vjeçarja e Cindy Marina, e cila do përfaqësojë vendin tonë në ‘Miss Universe’, që do të mbahet në Kore në fund të dhjetorit.

Miss-2

Bukuroshja mori vëmendjen e mediave shqiptare, por jo vetëm pas fitores dhe publiku ra në një mendje me jurinë për fitoren e merituar të saj.

Miss-4

Por siç duket fama e saj ka kaluar kufijtë shqipfolës. Cindy ka publikuar disa foto nga një artikull që ka shkruar ‘Los Angeles Times’ për fitoren e saj.

Miss-3

Në një shkrim të detajuar jepen detaje për jetën e saj, pasionin për sporte dhe fitoren në konkursin e rëndësishëm të bukurisë shqiptare. Bukuroshja me pasion volejbollin sapo ka nisur rrugëtimin dhe suksesi i saj si modele ka gjasa të kalojë në nivel profesionist edhe jashtë kufijve./revistawho.com