“Loriku është më i bukur se ty”, bashkëshortja e ish-kapitenit të Kombëtares habit me përgjigjen
Pas lidhjes dhe martesës me ish-kapitenin e Kombëtares Lorik Cana, Monica ka fituar mjaft fansa shqiptarë në rrjetet sociale. Bukuroshja italiane ka krijuar një komunikim shumë të mirë me ndjekësit e saj në Instagram, ku ndonjëherë shkruan edhe në gjuhën shqipe. Edhe Monica ka nisur të komunikojë me fansat e saj me aplikacionin në Instastory, ku dikush bën pyetje e ajo përgjigjet. Teksa ajo ka kërkuar që ndjekësit t’i bëjnë ndonjë pyetje, një person i ka shkruar se Loiku është më i bukur se ajo, shkruan Pnorama Plus. “Loriku është më i bukur se ty, më fal!”. Monica e ka marrë me sportivitet këtë konstatim, duke iu përgjigjur me pohim: “Po, e di!”.