Lorik Cana zbulon vesin e tij më të keq: “E ka trashëguar edhe djali”

Lorik Cana është një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, i cili së fundmi ka zhvilluar një lidhje direkte me emisionin “Ftesë në 5”.
Gjatë intervistës, Loriku ka rrëfyer detaje nga personaliteti i tij. Ka qenë Bieta që e ka pyetur ish kapitenin e Kombëtares Shqiptare se cili është vesi i tij më i madh.
Loriku ka thënë se shumë herë nuk e dëgjon bashkëshorten kur ajo flet dhe nuk i përgjigjet, një ves që e ka marrë dhe djali i tij, Bojkeni.
“Kam shumë vese. Një ndër to është që më flet gruaja disa herë dhe nuk i përgjigjem fare. Tani më tha djali yt të ka ngjarë për disa gjëra, i thashë hë për çfarë, tha po disa herë i flas as nuk ma var fare, nuk më përgjigjet. I thashë jemi të përqëndruar, jemi me mendime diku tjetër prandaj”, tha Loriku.