Lorik Cana: Të rinjtë duhet të marrin përgjegjësi në Kombëtare, Silvinjon duhet ta ndihmojmë
Emisioni sportiv “Panorama Sport” ka startuar në orën 16:30 nën moderimin e gazetares dhe ish-futbollistes, Vjosana Nozllaku. I ftuari i parë ka qenë ish kapiteni i kombëtares kuqezi Lorik Cana.
“Këto dy muajt e fundit qëkur ka mbaruar sezoni i Champions, jam me familjen në Romë i festuam këtu festat e fundvitit. Monika është shumë e hapur që të vijë në Shqipëri, që kur mbarova karrierën pas europianit kemi jetuar aty dhe me djalin. E kanë shjuar kohën, por si bazë kam Romën. Bojkeni ka disa kujtime aty sepse ka jetuar 3 vite, ka shokë dhe shoqe dhe ai e kupton shumë mirë gjuhën shqipe, edhe pse nuk e ka besimin me fol shqip, pasi flet më shumë italisht. Vajzën e sollëm verën e kaluar në Shqipëri kemi kaluar tre javë, kemi në plan që një muaj në verë të vijmë atje sepse gjuha shqipe është e vetmja komunikim me familjarët e mi.
Bojkeni merret me sport, ka aktivitet cdo ditë. E ka dashurinë për sportin, bën 3 herë në javë futboll, dhe unë i qëndroj shumë pranë në çdo gjë”.
Kombëtarja duhet të rregullojë disa gjëra, por çfarë është ajo që nuk shkon dhe si e shikoni ardhjen e trajnerit Silvinjo?
“Nuk është lehtë për të thënë se çfarë nuk shkon, unë thjesht mendoj se disa lojtarë duhet të marrin peshë në shpatullat e tyre. Unë mbaj mend kur kam ardhur në Kombëtare isha 19 vjeç por kjo nuk më ka penguar që të marr ato përgjegjësitë e mia dhe brënda një grupi me lojtarë të mëdhenj dhe me eksperincë të madhe, siç ishin Tare, Rrakli, Lala, Skela,Hasi, Murati, Strakosha, por përgjegjësinë e kam marrë gjithmonë dhe kam dashur që të instalohet një frymë e fituesit, thjesht duhet që këta djem të marrin peshë sa më shpejt dhe të luajnë me nivele që i kanë lejuar të jenë pjesë e ekipeve të mëdhaja.
Unë mendoj se është çështje kohë dhe konsolidimi dhe shumë shpejt do të shohim një ekip që e ka fatin në duart e saj dhe mendoj se jemi me fat që kemi lojtarë të tillë në ekipin kombëtar.
Nuk kam shumë dijeni për trajnerin Silvinjo, e njoh shumë mirë si lojtarë e kam ndjekur, eksperiencat e tij si ndihmës trajner tek Interi apo në Lion ku kam pasur mundësi ta ndjek edhe pse ishte një periudhë e shkurtër. I kam parë pak ekipet e tij dhe nuk është se kanë shkuar shumë shumë mirë në Francë, më pas ndihmësi i Tites.
Me rëndësi është që ai ka xhiruar botën dhe e ka një ide se si do me lujt, duket që është i rrethuar mirë me stafin teknik. Tek Shqipëria çfarë e bën të fortë një trajner është sa shpejt arrin të kuptojë realitetin e shqiptarëve, forcën dhe dobësitë tona, nuk është se nuk më pëlqen si zgjedhje”, u shpreh Cana në “Panorama Tv”.