Lorik Cana rrëfehet si rrallëherë për vitet e vështira të emigracionit: Kanë qenë kapituj të historisë ekstreme
Ish-kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, mbetet një zë aktiv edhe pasi është tërhequr nga futbolli.
Ditën e sotme ai ka folur rreth sfidave të emigrimit që ka hasur vite më parë pasi ishte i ftuar në “Wake UP”. Për shkak të luftës në Kosovë, Loriku dhe familja e tij u larguan për të shkuar në Lausanne, ku qëndruan për nëntë vite. Ai u shpreh se ka qenë një nga periudha më ekstreme sepse duhet të nisnin gjithçka nga fillimi.
Loriku zbuloi se ka emigruar që kur ishte 7 vjeç dhe pjesa më e vështirë ishte sepse duhet të linte një pjesë të familjes, shoqërinë e gjithçka për tu larguar për arsye sigurie në një vend ku duhet të ndërtonte gjithçka nga zero.
“Është një temë që gjatë karrierës dhe duke treguar pak eksperiencën personale e kemi rrëfyer. Ne ë vijmë nga Kosova kemi pak patur emigracionin shpeshherë të detyrueshëm për shkak të gjendjes në të cilën kemi qenë në trojet tona, qoftë në Kosovë, qoftë në Maqdoninë e Veriut. E kemi provuar në vitet ’70, ’80 dhe pastaj në momente më të vështira siç ishte fundi i viteve ’90 kur jam larguar unë me familjen time. E mbaj mend shumë mirë sepse kam kujtimet e para në Kosovë dhe kujtimet e një fëmijë i cili duhet të lija një pjesë të familjes, shoqërinë e gjithçka për tu larguar për arsye sigurie në një vend ku duhet të ndërtoje gjithçka nga zero. Asokohe sapo kisha mbaruar klasën e parë dhe kam qenë rreth 7 vjeç. Pastaj ne ishim në një pjesë tjetër të historisë sonë. Kemi patur mundësinë si shumë komunitete të tjera shqiptare që ishin të shpërngulura në Zvicër ku nuk na kanë braktisur dhe gjetëm një mbështetje ku mundëm të rifillonim jetën nga e para. Nuk kishim shumë njohje dhe informacion se çfarë ndodh në Shqipëri dhe pastaj duke mësuar realitetin që ka kaluar Shqipëria, tranzicionin e viteve ’90… Kanë qenë kapituj të historisë që kanë qenë ekstreme, deri tek lufta e Kosovës, apo lufta civile në Shqipëri. Pastaj ti rrëfen historinë tënde dhe sheh si kanë shkuar gjërat pas 20-30 vitesh dhe shumë gjëra kanë shkuar për mirë, të tjera kanë mbetur në vështirësi.”
Në vitin 1997, ai u bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadrër amatore e krijuar nga komuna shqiptare e Lozanës, që si trajner kishte babain e Lorikut. Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, ku më pas firmosi me klubin francez të Paris Saint-Germain ku kaloi tre vite karrierë në divizionet e ndryshme franceze. Gjatë sezonit 2003–04, ai luajti 34 ndeshje dhe shënoi një gol, me skuadrën e tij që fitoi Coupe de France dhe përfundoi i dyti në Ligue 1, duke bërë një nga sezonet më të mira të karrierës së tij.
Ndërkohë, në fillim të sezonit 2005-06, u transferua në jug të Francës, për tu bashkuar me Marseille dhe u largua nga klubi për të transferuar te klubi i Premier Ligës, Sunderland në gusht 2009, më pas me Galatasaray dhe Lazio. Cana ka qënë pjestar i kombëtares shqiptare që nga viti 2003 deri në 2017. Kapiteni legjendar i dha fund karrierës së tij para tifozëve shqiptarë të mbledhur në Elbasan Arena, para ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë më 9 tetor 2017. Në stadiumin e stërmbushur u paraqit në fushë Cana, kapiteni i cili ka më së shumti paraqitje në fanellën e kombëtares. Loriku u shfaq në fushë me djalin e tij, teksa nuk iu përmbajt emocioneve dhe lotëve.
View this post on Instagram
Tashmë ai i është përkushtuar familjes dhe ka dy fëmijë Bojkenin dhe Enkelejdën nga martesa me juristen italiane Monica Ercoli.