Lorik Cana mashkulli me zemër të dobët, s’i përmban dot lotët në televizion

Futbollisti më i pëlqyer nga femrat, Lorik Cana nuk qenka vetëm ai mashkulli i pashëm por edhe i ndjeshëm. Ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit i ftuar në “Top show magazine” të Alban Dudushit për temën “10 vjet pavarësi” për Kosovën në një moment nuk e ka përmbajtur veten, duke u përlotur. Këtë moment ku Lorik shihet i prekur, e ka ndarë me miqtë në Instagram ish- fituesi i “Big Brother”, Arber Zeka. “Kapiteni i përjetshëm i shqiptarëve Lorik Cana. Përlotet kur përmenden dhe kujtohen 12 djemtë e Gjakovës. Lavdi dëshmorëve”, shkruan ai. Kjo nuk është hera e parë që e shohim Lorikun të derdhë lot në ekran, nëse kujtojmë intervistën me Sonila Meçon tek “Kontrata”, etj.