Lorik Cana bën 35 vjeç, bashkëshortja organizon festë me qirinj e balona në vilën e tyre në Itali
Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana po feston ditëlindjen e tij. Cana, i cili është tërhequr nga futbolli, këtë të premte mbushi plot 35 vjeç. Ka kohë që ai është zhvendosur në Itali, ku po jeton me bashkëshorten dhe djalin e tij Boikenin. Ditën e sotme, Loriku feston ditëlindjen dhe partnerja e ka surprizuar futbollistin me një festë në oborrin e vilës së tyre luksoze në Itali, shkruan Prive. Me balona e qirinj, Monika, gruaja e Canës e ka uruar bashkëshortin e saj, e imazhet nga festa i ka publikuar në rrjete sociale.