Lori rrallëherë jep këshilla për marrëdhëniet, por kur e bën duhet ta lexoni patjetër!
Lori Hoxha preferon që jetën e saj private ta ruajë diskrete, prandaj dhe në intervistat virtuale që bën me fansat nuk e shohim shpesh të flasë për marrëdhënien me dikë special. Por këtë herë, ajo i ka dhënë një këshillë një fanseje e cila e pyet se çfarë duhet të bëjë pasi partneri i përgjigjet vonë dhe këshilla e Lorit duhet lexuar patjetër.
“Duket budallallëk, por mua nuk më ka ndodhur kurrë. Gjithsesi, unë mendoj që do bëja atë që bëj gjithmonë me njerëzit: pasqyroj sjelljen e tyre. Mua nuk më pëlqen paqëndrueshmëria prandaj më mirë filloj të sillem ashtu siç të tjerët sillen me mua ose e shmang komplet situatën. Por përpara se të arrish në përfundime, përpiqu ta kuptosh njëherë sepse ndoshta djali i shkretë është i zënë me punë dhe jo të gjithë janë me telefon në dorë gjithë kohën. Nëse ai e bën këtë natën ose njëherë po e njëherë jo, atëherë kjo është shenjë për ty që ai nuk të pëlqen dhe aq. Sipas eksperiencës sime, nëse njerëzit të duan, ato e tregojnë edhe kur janë larg. I them miqve të mi gjithmonë, sasia e dashurisë që dikush ka për ty kuptohet nëse ta tregojnë në një mënyrë që është e rëndësishme për ty. Nëse të duan dhe nuk bëjnë asgjë për ta treguar, a ka kuptim?