Lori ngacmohet për këngëtarët që ka pasur lidhje: “Nuk përzihem me…”

Këngëtarja Lori Kaçka, të cilën të gjithë e njohim thjesht si Lori ka shuar të gjitha dyshimet për një lidhje të mundshme me ndonjë prej personazheve të njohur. E ftuar në emisionin “NIN”, e pyetur se me cilin këngëtar ka pasur lidhje, Lori e ka mohuar kategorikisht duke treguar se raportet e saj të dashurisë kanë qenë jashtë muzikës. “Nuk përzihem me këngëtarë, raportet e mia nuk kanë pasur lidhje me muzikën”, ka thënë Lori, sipas Who. Një tjetër pyetje që e ka vënë në pozitë të vështirë artisten ishte mbi zgjedhjen që duhet të bënte midis Ledrit dhe Getoarit. “Po zgjedh Ledrin sepse më kanë pëlqyer projektet e tij të fundit”, tha këngëtarja.