Lori Hoxha u jep zemër gjithë femrave në 8 Mars: Nëna ime, dy motrat dhe unë kemi luftuar për gjithçka kemi sot

Trashëgimtarja e njohur e “Top Media” dhe blogerja me influencë në publik Lori Hoxha ka bërë nëj dedikim vërtet special në ditën kushtuar femrës, 8 Marsin. Lori ka treguar se si ajo dhe femrat e tjera të familjes mes paragjykimeve ia kanë dalë të mbajnë në këmbë ‘perandorinë mediatike’ pas humbjes së të atit. Mes një tekst të shkruar mjaft bukur dhe me grintë, Lori ka dhënë një mesazh motivues për çdo femër që mund t’ia dalë mbanë edhe pa pasur një burrë në krah.
“Na kanë mësuar që në vogëli se kemi nevojë për një princ, dhe se pa të nuk do të ishim të plotësuara.
Shoqëria jonë ka indoktrinuar në trurin tonë se vajzat e vogla nuk mund të arrijnë diçka në këtë botë pa ndihmën e një burri. Në rregull kjo nuk duhet të merret shumë parasysh, por jam këtu për t’i thënë ‘f.ck’ këtij këndvështrimi.
Gjatë gjithë jetës time si e rritur më kanë thënë se ia kam dalë falë ndihmës së babait tim. Edhe pse ndjehem e nderuar që jam vajza e tij dhe e pranoj impaktin tij të madh në jetën time, por isha vetëm 14 vjeç kur ai u nda nga jeta.
Nëna ime, dy motra dhe unë kemi luftuar për gjithçka kemi sot, dhe i kemi bërë të gjitha vetë edhe kur na kanë thënë se nuk jemi mjaftueshëm të zonjat, sepse ishim femra dhe kishim nevojën e burrave me kostum që të na merrnin seriozisht. Nëna ime ja doli të rritë katër fëmijë duke mbajtur mbi shpatulla dhe një perandori, motra ime krijoi familjen e saj dhe është një nga nënat që ka ditur të plotësojë kushtet për të përfunduar Fakultetin e Drejtësisë dhe të ndjekë ëndrrën e saj, dhe motra ime pa dyshim është një femër e fortë që nuk do të jetë e varur nga asnjë burrë.Dhe unë ndjehem krenare që i kam njohur këto femra dhe jetoj me to. Nëse je një grua që ia ke dalë mbanë e vetme, jam krenare për ty! Dhe nëse je një vajzë që po e lexon këtë, dua që të dish se nëse e respekton veten mjaftueshëm do ia dalësh”, ka shkruar Lori në postimin e saj drejtuar gjithë femrave dhe njerëzve që e kanë paragjykuar për faktin se rrjedh nga një familje e pasur.