Lori Hoxha po dhuron një palë këpucë të shtrenjta, por krejt të parehatshme

Lori Hoxha ka vendosur t’i dhurojë këpucët, të cilat i kishte porositur për një set fotografik. Trashëgimtarja e Top Channel tregoi pak ditë më parë se këpucët me takë nuk arritën në kohën e duhur dhe tani as nuk i duhen më. Për këtë arsye Lori do t’i dhurojë ato dhe e vetmja gjë që duhet të bëni është të komentoni në postimin e saj. Ah, duhet të keni dhe numrin e këmbës 36.

“Po i dhuroj këto. Thjesht sepse nuk arritën të përdoreshin për qëllimin e caktuar, por njërës prej jush mund t’i duken bukur. Numri 36, janë shumë të parehatshme. Nëse i do, thjesht komento dhe do zgjedh një nga ju nesër. Oh duhet të më ndjekësh mua që të jetë e drejtë”-shkruan Lori.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha)