Lori Hoxha ka një ngjarje që e emocionon aq shumë sa rrobat e saj të banjos
Në nisje të sezonit veror, Lori Hoxha ka kaq shumë arsye për të qenë e emocionuar, e një prej tyre është koleksioni më i ri i rrobave të banjos nga “Cohls”.
Jo më larg se dje Hoxha ka publikuar në llogarinë e saj videon e punuar me shumë kujdes, ku shfaqet e veshur me modelet e ndryshme që do të lançojë në vetëm pak ditë. Lori ka treguar se në fund të muajit kur do të rikthehen “Friends” do të publikojë edhe linjën e saj të rrobave të banjos.
Edhe në koleksionin e saj të parë, Lori vendosi që një prej kostumeve t’i vendoste emrin e personazhit të saj të preferuar nga “Friends”, Rachel, duke treguar nga njëra anë edhe dashurinë dhe afeksionimin e madh për serialin e saj të preferuar.
Për të zbuluar emrat e ngjyrave dhe modeleve të rrobave të banjos, do ju duhet të prisni edhe pak./revistawho.com