Lori Hoxha ka një fobi që e ka të vështirë ta tejkalojë dhe vetëm ata që e përjetojnë do e kuptojnë pse
Lori Hoxha ka mundur të tejkalojë frikërat e saj, por është një fobi që ende e ka të vështirë dhe ajo është klaustrofobia. Kështu tregon Lori në një intervistë për “Prive”, teksa flet për këtë fobi nga e cila vuajnë shumë njerëz, një frikë nga hapësirat e ngushta ose të mbushura me njerëz.
“Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia”, tha ajo duke vazhduar, “por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia”.
Nëse përjetoni klaustrofobi mund të ndiheni sikur keni një sulm paniku, edhe pse nuk është një gjendje paniku.