Lori Hoxha feston ditëlindjen, dedikimin më të veçantë e merr nga Sara

Ditën e sotme, trashëgimtarja e “Top Channel”, Lori Hoxha feston 27-vjetorin e lindjes.

Edhe pse dita sapo ka nisur, Lori ka marrë urime të shumta por pa dyshim fjalët më të veçanta ia ka dedikuar motra e saj, Sara, me të cilën Lori ka një lidhje mjaft të ngushtë.

“Ka qenë një xhiro e çmendur, mikja ime. Të dua shumë. Gjithmonë bashkë, në çdo vështirësi”, shkruan Sara.

Ajo ka zgjedhur një foto nga fëmijëria e tyre dhe prej atij momenti Lori dhe Sara kanë qenë të pandara dhe gjithmonë aty për njëra-tjetrën.