Lori Hoxha dhe Valdrin Sahiti mund të organizojnë një festë të përbashkët datëlindje?

Këtë 19 tetor, mund të shohim dy datëlindje VIP në një festë të vetme. Kush janë personazhet që në pak ditë do të festojnë ditën speciale?

Lori Hoxha dhe Valdrin Sahiti po e presin me padurim 19 tetorin, por kjo nuk është e gjitha. Në një postim në InstaStory, Valdrini ka gjetur rastin ta ‘ngacmojë’ pak Lorin. “Sikur kishim në plan një festë”, ka shkruar stilisti, duke etiketuar emrin e trashëgimtares së Top Medias. Kjo e fundit, nga ana tjetër nuk e ka lënë pa një përgjigje. “Gati më ke”, ka shkruar Lori, teksa ka ripostuar foton e Valdrinit. Pra, do të kemi një festë të përbashkët datëlindjeje? Nuk i dihet asnjëherë!

Datëlindjet e Lorit tërheqin gjithmonë vëmendje, jo vetëm për organizimin, por edhe për zgjedhjet e veçanta që ajo bën veçanërisht për look-un. Këtë vit, presim të shohim nëse planet e saj dhe Valdrinit do të bëhen ose jo realitet. /News31