Lori Hoxha me çanta të personalizuara në duar, njihuni me uniket “Lori bag”
Lori Hoxha është tashmë vajza me stil të rafinuar, që duket në perfeksion sa u takon veshjeve markë, kombinimeve dhe look- t. Trashëgimtarja e “Top Channel” pas blerjeve të shumta dhe plot shije ka vendosur t’i përvetësojë markat e saj të prefereruara. Duke qenë se çantat janë dashuria e saj e madhe, pasi ajo u jep shumë fokus në fotot si blogere, këtë herë ka vendosur të na surprizojw. Vetë Lori ka menduar të na flasë për historinë se si “lindi dashuria” për këto çanta unike që presim të shohim në duart e saj. Dy krijime posaçërisht për të, që mbajnë emrin “Lori”, janë realizuar nga Jawii Bags. “Mora “Lori Bag” në dy ngjyra. Pres me padurim t’ua tregoj”, ka shpjeguar ndër të tjera Lori, rezultati pas një bisede të mëparshme se cila mund të ishte çanta perfekte për të. Ajo teksa ka pozuar me një çantë kartoni të firmës në dorë, duket shumë e lumtur. E pasi e kemi parë me çanta markë të kategorisë superiore, natyrisht që Lori me çanta të personalizuara po shijon një stad tjetër blerjesh.