“Loredana, të lutem trego të vërtetën tani”- E akuzuan për vjedhje, çifti zviceran ka një lutje për reperen shqiptare: S’kemi më frikë
Reperja shqiptare Loredana Zefi u bë pjesë e një skandali pak kohë më parë, pasi u akuzua nga një çift zviceran për vjedhjen e një shumë të madhe parash.
Ajo pritet të dalë në gjyq në muajin qersho për tu përballur me akuzat, të cilat i ka mohuar.
Në një intervistë për 20 minuten ch, gruaja Petra Z* është shprehur: “Tani nuk kam më frikë. Më në fund është dikush, avokati ynë, që do kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë mbrapa.”
Ajo dhe bashkëshorti i saj Hans Z., akuzojnë Loredanën se i ka vjedhur 1 milionë franga së bashku me vëllain e saj.
Rasti u bë publik rreth 1 vit më parë nga media 20 minuten ch.
Loredana u arrestua dhe u mor në pyetje e më pas u la lirë. Ndërsa prokurorët kanë nisur një hetim për mashtrim ndaj saj. Seanca dëgjimore ndaj saj është shtyrë disa herë.
“Në mbrëmjen e arrestimit, ish avokati i saj më ofroi 00,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF,”- shprehet Petra Z. “Por nuk pranova. Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë.”
Policia bllokoi llogaritë bankare të reperes shqiptare, ndërsa gruas zvicerane iu morën celularët për t’iu rikthyer pas rreth 8 javësh.
“Ne e dimë që është situatë e komplikuar. Por pa një vendim gjykate nuk marrim dot paratë. Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë,”- tha Petra Z., ndërsa i dërgoi edhe një mesazh Loredanës: “Gjithmonë thonit: Betohem në Zot, për vajzën dhe familjen time se po them të vërtetën. Loredana, të lutem trego të vërtetën tani!”
Panorama Plus