Loredana, një palë vëthë me vlerën e dy rrogave
Një palë vëthë me kristale në formën e gjarprit mund të duken edhe të zakonshme deri në momentin që i vendos në vesh Loredana, kurse faqja “What they wearin” bën hesapet: Gucci, plot 1100 euro. Aspak të zakonshëm, e aq më pak të lirë.
Po ja që Loredana mundet të vendosë njëmijë e ca euro në vesh e ca me tepër nëpër trup, duke u endur mes markave më të njohura e të shtrenjta si “Gucci” e “Versace”.